Zelensky: Rusia mund të bëjë diçka mizore javën e ardhshme

Javën e ardhshme, Rusia mund të përpiqet të kryejë veprime veçanërisht brutale, thotë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se këtë javë Rusia mund të përpiqet të bëjë diçka veçanërisht të keqe, diçka veçanërisht mizore. Ky është armiku ynë”, tha ai gjatë fjalimit të mbrëmjes.

“Por në çdo javë tjetër gjatë këtyre gjashtë muajve, Rusia bëri të njëjtën gjë gjatë gjithë kohës – të neveritshme dhe mizore”, shtoi ai.

Javën e ardhshme, Ukraina do të festojë Ditën e Flamurit Kombëtar, Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Përkujtimit të Mbrojtësve të Ukrainës. Është planifikuar edhe samiti “Platforma e Krimesë”.

Ndryshe Ukraina pretendon se 44,900 trupa ruse janë vrarë që nga fillimi i luftës. 

/Telegrafi/

Read Previous

Libraria e Vatikanit, historia e një thesari gjigand

Read Next

Dogana e Kosovës parandalon futjen e mbi 18 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare të Vërmicës