Zelensky publikon momentin e sulmit rus në centralin bërthamor në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka publikuar momentin kur Rusia ka sulmuar centralin bërthamor në Ukrainë, raporton Express.

Në një adresim urgjent nga Kievi, në orët e para të mëngjesit të 4 marsit, Zelensky paralajmëroi për një fatkeqësi të mundshme bërthamore.

“Evropianë, zgjohuni të lutem. U thoni politikanëve tuaj se forcat ruse po qëllojnë në centralin bërthamor në Ukrainë”, tha ai.

Sulmi ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së premtes sipas orës lokale në Ukrainë.

Përreth zonës së centralit kanë qenë duke u zhvilluar luftime prej disa ditësh.

U konfirmua se sulmi nuk shkaktoi pasoja aq të mëdha sa të shkaktonte fatkeqësi bërthamore.

Ekspertët raportuan se nuk ka rritje të nivelit të radioaktivitetit.

Read Previous

Osmani dhe Meta takohen në Maltë: Kosova sa më parë në NATO

Read Next

1,567 raste aktive me coronavirus në Kosovë