Zelensky në një udhëtim të rrallë jashtë Kievit, vizitoi vijën e frontit ku takoi trupat ukrainase

Presidenti i Ukrainës ka bërë një udhëtim të rrallë jashtë kryeqytetit, Kiev, thotë zyra presidenciale.

Sipas mediave të huaja, Zelensky vizitoi pozicionet e vijës së parë në rajonin e Kharkiv.

“Dua të falënderoj secilin prej jush për shërbimin tuaj. Ju rrezikoni jetën tuaj për të gjithë ne dhe shtetin tonë”, u ka thënë presidenti, trupave.

Qyteti verilindor ka përjetuar disa nga luftimet më të ashpra që kur Rusia nisi agresionin e saj në Ukrainë më 24 shkurt.

Vizita e tij vjen në kohën kur Ukraina ka filluar të marrë raketa anti-anije Harpoon nga Danimarka dhe të tjera nga SHBA.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov citohet të ketë thënë se furnizimet me raketa Harpoon ishin rezultat i bashkëpunimit midis disa vendeve.

Ukraina ka kërkuar armë më të sofistikuara, por deri më tani pjesa më e madhe e ndihmës ka qenë në sisteme me rreze të shkurtër, si armët antitank.

Ndërkohë thuhet se SHBA po shqyrton një kërkesë nga Ukraina për të furnizuar Kievin me armë më të rënda me rreze më të gjatë, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

/Telegrafi/

Read Previous

Pas më shumë se dy vitesh Kosova pa asnjë rast infektimi me COVID-19, Kurti: Rezultat i dukshëm i menaxhimit të vaksinimit

Read Next

Ndërron jetë ish-luftëtari i UÇK-së, Nezir Neziri