Ndërron jetë ish-luftëtari i UÇK-së, Nezir Neziri

Sot pas një sëmundjeje të rëndë ka ndërruar jetë Nezir Neziri ish-luftëtari i UÇK-së i cili ishte që nga ditët e para pjesë e luftës në Dukagjin.

Ai ishte prej luftëtarëve të zot i cili ishte pjesë e betejave më të forta në Dukagjin.

Ai së bashku me familjen e tij ishin të gjithë të mobilizuar në luftën për liri.

Nezir Neziri do të mbahet në mend si një luftëtar i zoti dhe nje shok i mirë dhe i afërt me të gjithë.

Ceremonia mortore e të ndjerit do të mbahet në Jabllanicë të Dushkajës në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve, të hënën me 30 Maj 2022, sipas këtij orari:

Homazhet për të ndjerin do të bëhën me fillim nga ora 13:00, ndërsa varrimi i të ndjerit bëhet në ora 14:00.

Read Previous

Zelensky në një udhëtim të rrallë jashtë Kievit, vizitoi vijën e frontit ku takoi trupat ukrainase

Read Next

Parashikimi i motit