Zelensky: Ky është gjenocid, po shkatërrohen e shfarosen kombësitë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka përshkruar pushtimin rus si “torturë e të gjithë kombit”.

Duke folur për CBS News, Zelensky tha se populli i Ukrainës nuk dëshiron të nënshtrohet nga Rusia dhe si rezultat po shkatërrohet dhe shfaroset.

I pyetur drejtpërdrejt nëse veprimet e Rusisë përbëjnë gjenocid, ai tha: “Në të vërtetë, ky është gjenocid. Eliminimi i të gjithë kombit dhe popullit. Ne jemi qytetarët e Ukrainës. Ne kemi më shumë se 100 kombësi.”

“Kjo ka të bëjë me shkatërrimin dhe shfarosjen e të gjitha këtyre kombësive“, tha ai.

Në një fjalim të mëvonshëm me video drejtuar kombit, Zelensky tha se “çdo krim i pushtuesve në territorin e shtetit tonë” do të hetohej.

“Të gjithë fajtorët për krime të tilla do të futen në një libër të veçantë të ekzekutuesve, do të gjenden dhe do të ndëshkohen”, tha ai.

/GazetaSinjali/

Read Previous

​73 vjet nga formimi i NATO-s

Read Next

Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit ndaj Minave