Zelensky: Flamuri ukrainas duhet të valvitet në Krime

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi ditën e djeshme se çlirimi i gadishullit të Krimesë,  i cili u aneksua nga Rusia në vitin 2014, është shumë larg.

“Bota duhet ta dijë: Respekti dhe rendi do të kthehen në normalitet atëherë kur flamuri ukrainas të valvitet në Krime.  Çlirimi i Krimesë është i pashmangshëm, jo ​​vetëm për Ukrainën, por për të gjithë botën. Unë jam i bindur për këtë”, tha Zelensky.

Tatarët e Krimesë janë myslimanë autoktonë të gadishullit, shumë prej të cilëve u larguan nga rajoni nga frika e persekutimit politik nga rusët.

Me këtë qëndrim, Zelensky hodhi poshtë propozimin e presidentit brazilian Luiz Inácio Lula da Silva, i cili argumentoi se Kievi mund t’i dorëzonte Rusisë gadishullin e Krimesë, si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Moskën për t’i dhënë fund luftës. /abcnews.al

Read Previous

Rrjedhin disa pamje të reja të iPhone 15 Pro

Read Next

Samsung do të bëjë shkurtime në prodhimin e çipave në mes të ngadalësimit ekonomik global