Zelensky bisedë telefonike me Papa Françeskun, diskutojnë për formulën e paqes

Papa Françesku dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kanë zhvilluar një bisedë telefonike mbrëmjen e së enjtes. Zelensky e falenderoi Papën për mbështetjen shpirtërore të popullit ukrainas.

Kjo u njoftua nga ambasada e Ukrainës në Selinë e Shenjtë, duke shtuar se Papa dhe Zelensky folën gjithashtu për punën e përbashkët në Formulën për Paqe.

“Sapo fola me Shenjtërinë e Tij Papa Françeskun për të shprehur mirënjohjen për urimet e tij të Krishtlindjeve për Ukrainën dhe ukrainasit, për urimet e tij për paqe, një paqe të drejtë për të gjithë ne”, tha Zelensky.

“Ne diskutuam punën tonë të përbashkët për Formulën e Paqes, më shumë se 80 shtete janë përfshirë tashmë,” sipas Zelensky. “I jam mirënjohës Vatikanit për mbështetjen e punës sonë”. /abcnews.al

Read Previous

2023, viti më shkatërrues nga zjarret/ 250 të vdekur dhe 4 miliardë hektarë të djegura

Read Next

Marina amerikane parandalon një sulm të rebelëve Houthi ndaj anijeve në Detin e Kuq