Zeka: Kundër Mini-Shengenit janë veç politikanë kriminelë

Gazetari Milaim Zeka mendon se kryeministri shqiptar, Edi Rama veproi si burrështetas karshi takimit të fundit në Shkup, ku prezent ishin edhe presidenti serb e kryeministri maqedon, por që nuk ia bashkua edhe kryeministri Albin Kurti.

Sipas Zekës, kundër Mini-Shengenit janë veç politikanë kriminelë, intelektualë komunistë dhe të paditur mjeranë.

Ja postimi i plotë:

Edi Rama ka vepruar si burrshtetas, jo si kryetar partie

Dje ne Shkup, Kryeministri i Shqiperise, Edi Rama, veproi si burreshteti, jo si kryetar i nje partie. Ai mori nje vendim te madh, per te cilin qytetaret e Ballkanit kane mundur vetem te enderrojne.

Keto enderra, te atyre qe i kane ruajtur te pavrara nga politikat vrastare te ketyre 30 viteve, do te behen realitet nga levizeja e lire e njerezeve, dhe mallrave.

Kunder nenshkrimit te marreveshjeve te Shkupit ishin politikane kriminel, intelektual komuniste, dhe ta paditur mjeran, te cilet e kane te prishur GPS-In e trurit.

Sa me te izoluar te qendrojne qytetaret e Ballkanit, aqe me afer konflikteve te luftes do jetojme, dhe akoma me te varfer do behemi./GazetaBlic/

Read Previous

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Read Next

Opozita i kërkon Kurtit formimin e komisionit për demarkacionin