Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, nuk dha ndonjë datë specifike për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë, por tha se në ditët në vazhdim do të kemi informacione në lidhje me këtë çështje, raporton Ekonomia Online.
Kryeziu tha se Serbia nuk duhet të ndihet në siklet, pasi përmes reciprocitetit krejt çka dëshiron Qeveria të garantojnë është barazi për qytetarët e Kosovës.
Reciprociteti nuk është nocion i ri në marrëdhëniet ndërkombëtare është parim themelor për shtetet. Këtë askush nuk mund ta kontestoj, ne jemi të interesuar për barazi tek shtetet, që të garantoj që qytetarët të trajtohet në mënyrë të barabartë, askush nuk duhet të ndihët ne siklet nga reciprociteti. Si këto vendime që janë marr sot shumë të rëndësishmë, unë vlerësoj, se do të ketë në ditët në vazhdim, nuk ka një datë të caktuar”, tha ai.