Zëdhënësi i Pentagonit pranon se mijëra civilë u vranë në Gaza

Zëdhënësi i Pentagonit, Patrick S. Ryder tha se numri i civilëve që u vranë në Gaza është me mijëra.

Ai këtë deklaratë e dha menjëherë pasi Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza, vuri në dukje se numri i të vrarëve në Gaza ka arritur në 10 mijë e 22, duke përfshirë 4 mijë e 104 fëmijë dhe 2 mijë e 641 gra.

Grupi i të drejtave të njeriut kishte dënuar më parë deklaratat e presidentit amerikan, Joe Biden, dhe administratës së tij, që hodhën dyshime mbi shifrat e publikuara nga ministria.

Disa vëzhgues kanë thënë se shifrat janë dëshmuar të sakta në luftërat e kaluara në Gaza, raporton Al Jazeera.

/kk/

Read Previous

Shtyhet protesta e punëtorëve të KEK-ut

Read Next

Apple planifikon që vitin e ardhshëm të rifreskojë tërë linjën e iPad-ve