Zbulohet skuadra e sezonit në Bundesliga

Pas përfundimit të sezonit 2023-24, mediat gjermane kanë zbuluar formacionin më të mirë të vitit, që sigurisht dominohet nga yjet e Bayer Leverkusen-it.

Portier: Gregor Kobel, Borussia Dortmund

Në atë që ka qenë një fushatë zhgënjyese dhe jokonsistente në vend për Dortmund-in, Kobel ishte një nga pikat e tyre të ndritura.

Mbrojtësi i djathtë: Jeremie Frimpong, Bayer Leverkusen

Ai është renditur si mbrojtës i krahut në këtë ekip, por në fakt ka luajtur më shumë si një sulmues për Leverkusen. Një kërcënim i vazhdueshëm me driblimet, ritmin dhe vrapimet e tij pas, Frimpong e përfundoi sezonin me nëntë gola dhe nëntë asistime.

Qendërmbrojtës: Jonathan Tah, Bayer Leverkusen

Në zemër të mbrojtjes së Leverkusen-it, Tah nuk ishte jetik vetëm në departamentin e mbrojtjes, por edhe në tërësi. Ai e përfundoi sezonin me një përqindje të plotësimit të pasimeve prej 96.47, deri tani më i miri nga çdo lojtar në ligë.

Qendërmbrojtës: Waldemar Anton, VfB Stuttgart

Duke udhëhequr me qëndrueshmëri vijën e pasme të Stuttgart-it, Anton u shpërblye për paraqitjet e tij të me një debutim me Gjermaninë në mars dhe një thirrje për në Euro 2024.

Mbrojtësi i majtë: Alejandro Grimaldo, Bayer Leverkusen

Ndoshta nënshkrimi i sezonit i Bundesliga-s, Grimaldo shënoi 10 gola dhe dha 14 asistime nga pozicioni i krahut të majtë pas transferimit të tij falas nga Benfica.

Mesfushor qendror: Granit Xhaka, Bayer Leverkusen

Ai nuk ka regjistruar asnjë asistim në ligë këtë sezon, por mos lejoni që kjo t’ju mashtrojë. Me përvojën e tij, kontrollin e topit dhe aftësinë për të gjetur pasimin e duhur dhe për të lidhur mbrojtjen me sulmin, 31-vjeçari ka qenë një pjesë kyçe e suksesit të “Die Werkself”.

Mesfushor qendror: Angelo Stiller, VfB Stuttgart

Nga një shtyllë e mesfushës në tjetrën, roli i Stiller për Stuttgart-in mund të krahasohet me atë të Xhakës për Leverkusen. Duke tërhequr fijet mesfushë, ai ishte i paçmuar në përfundimin mbresëlënës të ekipit të tij në vendin e dytë.

Mesfushori sulmues: Xavi Simons, RB Leipzig

Menjëherë hyri në formacionin fillestar të Leipzig pasi u bashkua me huazim nga Paris Saint-Germain dhe u vendos si forca kryesore krijuese, duke shënuar tetë gola dhe duke dhënë 13 asistime në ligë.

Mesfushor sulmues: Florian Wirtz, Bayer Leverkusen

Hajmalia e sezonit të fitimit të titullit të Leverkusen-it, Wirtz shënoi 11 gola dhe dha 12 asistime në ligë, duke i dhënë atij çmimin “Lojtari i Sezonit” të Bundesliga-s.

Sulmues: Harry Kane, Bayern Munich

Dominimi 11-vjeçar i titullit të Bayern Munich-ut mori fund në sezonin e parë të Harry Kane në Gjermani, por nuk mund ta fajësoni atë për gabimin e tyre. Me 36 gola të Bundesliga-s në 32 paraqitje, kapiteni i Anglisë dëshmoi se ishte golashënuesi që i duhej Bayern-it, por për fat të keq nuk mjaftoi për të ngritur trofeun.

Sulmues: Serhou Guirassy, VfB Stuttgart

Guirassy shijoi një sezon të jashtëzakonshëm me Stuttgart, duke treguar shkathtësi të madhe në mënyrën se si shënonte gola. Dopieta e tij në ndeshjen e fundit të sezonit të Stuttgart-it e çoi numrin e tij në 28, një mesatare prej saktësisht një gol për ndeshje të ligës./Albanianpost.com

Read Previous

Osmani me Hovenierin diskutojnë për kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë

Read Next

​Szunyog e bën të qartë: Anëtarësimi i Kosovës në KiE nuk varet nga BE-ja