Zbulohet skeleti i dinozaurit që ka jetuar 180 milionë vjet më parë

Paleontologët kinezë zbuluan skeletin e një dinozauri në Lufeng, në jug-perëndim të Kinës.

Skeleti është rreth 70% i paprekur edhe pse mendohet se dinozauri ka jetuar rreth 180 milionë vjet më parë. Ai besohet të ketë qenë rreth 8 metra i gjatë.

“Një fosil kaq i plotë është një zbulim i rrallë në të gjithë botën”, u shpreh Wang Tao, kreu i Qendrës së Ruajtjes dhe Kërkimit të Fosileve të Dinozaurëve në Lufeng. Ai përshkroi fosilin si një thesar kombëtar.

Autoritetet po planifikojnë që të kryejnë gërmimet me emergjencë për të shpëtuar skeletin, pasi ai ndodhet në një vend me rrezik të madh erozioni të tokës.//KultPlus.com

Read Previous

Allegri reagon pas akuzave për pastrim parash

Read Next

Kurti, pjesë në takimin e parë të Grupit Punues për Institutin për krimet e luftës