Zbulohet një stacion sekret i policisë kineze në Nju Jork

A six story glass facade building, second from left, is believed to be the site of a foreign police outpost for China in New York’s Chinatown, Monday April 17, 2023. Justice Department officials say two men have been arrested on charges that they helped establish a secret police outpost in New York City on behalf of the Chinese government. (AP Photo/Bebeto Matthews)

Policia amerikane arrestoi dy njujorkezë sot, pasi dyshohet se drejtonin një “stacion policor sekret” kinez në lagjen kineze të Manhatanit, tha në një deklaratë një prokuror federal në Bruklin.

Liu Jianwang, 61 vjeç dhe Chen Jinping, 59 vjeç, përballen me akuza për pengim të drejtësisë dhe komplot për të vepruar si agjentë të qeverisë kineze pa njoftuar autoritetet amerikane, thanë prokurorët.

Ata pritet të dalin para një gjyqtari federal në Bruklin. Akuzat vijnë pasi Departamenti i Drejtësisë rriti hetimet për ato që i quan përpjekje për “shtypje transnacionale” nga kundërshtarët e SHBA si Kina dhe Irani, për të frikësuar kundërshtarët politikë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

“Ky veprim gjyqësor ekspozon shkeljen e hapur të Kinës të sovranitetit të kombit tonë, duke krijuar një stacion policie sekrete në mes të Nju Jorkut”, tha në një deklaratë Breon Peace, prokurori më i lartë federal në Bruklin.

Prokurorët thanë se në vitin 2018, Liu u përpoq të bindte personin, i konsideruar i arratisur nga Kina, të kthehej në shtëpi. Ata shtuan se personi raportoi se ishte ngacmuar dhe kërcënuar.

Në vitin 2022, qeveria kineze i kërkoi Liut të ndihmonte në gjetjen e një individi që jetonte në Kaliforni, për të cilin besohej se ishte një aktivist pro-demokracisë, thanë prokurorët.

Ata shtuan se dyshja pranoi në FBI të SHBA-së se fshinë korrespondencën e tyre me qeverinë kineze, pasi mësuan se ishin nën hetim.

Prokurorët federalë kanë akuzuar më shumë se dhjetë shtetas kinezë dhe të tjerë për kryerjen e mbikëqyrjes dhe ngacmimit të disidentëve që jetojnë në SHBA, duke përfshirë riatdhesimin me forcë të njerëzve që Kina i konsideron të arratisur.

Akuzat erdhën pasi drejtori i FBI-së, Christopher Wray, i tha një komisioni të Senatit në nëntor se ishte “shumë i shqetësuar” për praninë e stacioneve të tilla në qytetet amerikane.

Ai tha se duke vendosur një prani policore në SHBA, qeveria kineze po “shkel sovranitetin” dhe po anashkalon bashkëpunimin me policinë vendase. /Telegrafi/

Read Previous

Kurti: Ende s’është krijuar mekanizmi për monitorimin e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit

Read Next

Dita e ndeshjeve kthyese çerekfinale në Ligën e Kampionëve, Real Madridi dhe Milani kërkojnë konfirmimin