Zbulohet kontrata e Lionel Messi

110 mln euro në tre vite pa bonuset

Një pagë neto prej 110 milionë eurosh në tre vjet. Kjo është shifra rekord e zbuluar nga gazeta franceze L’Equipe, që Lionel Messi do të marrë në Paris Saint Germain nëse ai respekton plotësisht kontratën e tij me klubin parizien.

Ish-lojtari i Barcelonës, do të fitojë 30 milionë Euro këtë sezon. Në dy vitet e ardhshme, Messi do të shohë që paga e tij të rritet me 10 milionë neto falë një bonusi besnikërie që do të aktivizohet nëse argjentinasi mbetet i lidhur me këtë klub për dy sezonet e ardhshme.

Shumat janë praktikisht identike me ato të vendosura në tavolinë për Neymar, i cili kohët e fundit rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2025, me përjashtim që marrëveshja me brazilianin nuk parashikon rritje të pagave me kalimin e viteve.

Sidoqoftë, shifrat e zbuluara nga L’Equipe nuk përfshijnë shpërblimet për arritjen e objektivave kolektivë dhe individualë deri në fund të sezonit 2021/22, mes ligës dhe kupave./TvKlan.

Read Previous

Merkeli më e preferuar se Macroni për të drejtuar Evropën

Read Next

​Guvernatori i BQK-së: Sivjet rritja ekonomike 6.6 %