Një lëng jeshil që u shfaq në Kanalin e Madh të Venecias u shkaktua nga kimikati fluorescein.
Zyrtarët e mjedisit konfirmuan burimin e zbardhjes të hënën pasi imazhet në mediat sociale treguan diçka jo shumë të zakonshme rreth urës së Rialtos, pranë një argjinature ku ka disa restorante.
Sipas mediave të huaja, Fluorescein – një kimikat jo toksik – përdoret kryesisht në ndërtimet nënujore për të ndihmuar në identifikimin e rrjedhjeve.
Ai mund të përdoret gjithashtu në mjekësi – në formën e pikave të syve – për të identifikuar lezionet dhe trupat e huaj, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit dhe Kujdesit.
Rezultatet e mëtejshme të testit, të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e sasisë së saktë të substancës në ujë, priten më vonë këtë javë.
Policia italiane nisi hetimet për ngjarjen të dielën. /Telegrafi/