Sergio Ramos është një hap larg që të bëhet një lojtar i ri i Rayados de Monterrey, dhe këtë do ta bëjë me një kontratë që do ta vendosë atë si një nga yjet e mëdhenj të Liga MX.
Mbrojtësi andaluzian thuhet se tashmë i ka kaluar ekzaminimet mjekësore në Madrid dhe është planifikuar të mbërrijë në Meksikë këtë të premte, kur do të prezantohet zyrtarisht nga ekipi i tij i ri.
Ramos-i do të nënshkruajë kontratë për një sezon, me mundësi vazhdimi të njëanshëm edhe për një vit.
Për sa i përket financave, sipas “365Scores”, ish-kapiteni i Real Madrid-it dhe i Kombëtares spanjolle do të marrë një pagë prej rreth 4 milionë euro neto në sezon.
Përveç kësaj, ai do të ketë një sërë bonusesh të bazuar në performancë, duke përfshirë pagesa shtesë për çdo ndeshje të luajtur në Kupën e Botës për Klube, fillime, gola dhe asistime.
Përtej aspektit sportiv, Ramos ka siguruar një marrëveshje unike në Liga MX, me një përqindje 2% në shitjen e fanellave me emrin e tij në dyqanin zyrtar të Rayados-it.
Ai gjithashtu do të ketë liri të plotë për të nënshkruar marrëveshje tregtare pa ndarë fitimet me klubin.
Me këtë nënshkrim, Rayados-i forcon skuadrën me një lojtar me famë botërore, ndërsa Ramos-i fillon një fazë të re jashtë Evropës me një kontratë që përputhet me karrierën e tij. /Albanianpost.com