Zbulohen detajet e marrëveshjes së Joshua Zirkzee me Man Utd

Manchester United ka siguruar transferimin e sulmuesit holandez Joshua Zirkzee.

Pas një sezoni shumë të mirë me Bolognan, holandezi është bërë objektiv i shumë klubeve të mëdha, megjithatë “Djajtë e Kuq” kanë siguruar shërbimet e tij.

Mediat italiane kanë raportuar se tanimë ka një marrëveshje totale mes dy klubeve si dhe mes Man Utd dhe përfaqësuesve të lojtarit.

“Djatjë e Kuq” do të paguajnë klauzolën e largimit të Zirkzee nga Bologna prej 50 milionë euro.

Ndërkohë ajo që e ka bindur lojtarin është sigurisht edhe paga shumë e lartë që do ta fitoj në Old Trafford.

Zirkzee do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Manchester United derisa do të fitojë pagë vjetore prej 6 milionë eurove neto në sezon, plus bonuset.

Mediat në Itali dhe Angli kanë raportuar se Man Utd ka fituar garën për Zirkzee vetëm falë pagës shumë të lartë që i kanë ofruar atij. /Telegrafi/

Read Previous

Policia apel qytetarëve: Kujdes, mos ndizni zjarre

Read Next

Rusia sulmon me raketa Kievin, raportohet për pesë të vdekur