Zbulohen detaje nga vizita e përfaqësuesve të Luginës së Preshevës në SHBA

Deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka shkruar rreth vizitës që ka pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa theksuan se çështjen e Luginës e kanë ngritur në instancat më të larta.

Ai në një postim në Facebook shkruan se nuk kërkojnë asgjë më tepër veç trajtim të barabartë, ndërkaq kanë kundërshtuar tendencat për ndërtimin e standardeve të dyfishta në trajtimin e pakicave.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Për një javë sa qëndruam në SHBA, Çështjen e Luginës së Preshevës e çuam në State departament, Senat e Kongres.

Biseduam me profesorin e Universitetit John Hopkins, Daniel Server.

Ishim te “Vatra”. Takuam humanistin shqiptar Xhim Xhema.

Nuk kërkojmë asgjë më tepër veç trajtim të barabartë. Kundërshtuam tendencat për ndërtimin e standardeve të dyfishta në trajtimin e pakicave.Reklama

Reciprocitetin e shohim si zgjidhje.

Të gjithë bashkërisht treguan përkushtim për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Na pret punë e angazhim i pa ndalur.

Falënderim për Joe dhe Sherly DioGuardi pa të cilët agjenda jonë do të ishte më modeste.

Duhet të falënderojmë Faton Bislimin, që na shoqëroi, ndihmoi e që kërkesat tona i ka shndërruar edhe në kauzë të tij.

Veçanërisht falënderoj Qeverinë e RKS dhe kryeministrin Albin Kurti, që sponsorizuan dhe ndihmuan këtë vizitë.

Vazhdojmë më tej.

Vazhdojmë bashkë. /Telegrafi/

Read Previous

Përballja me inflacionin, studentët kanë filluar aplikimin për marrjen e 100 eurove nga Qeveria

Read Next

Kremlini: Jemi të hapur për negociata me Ukrainën, asgjë nuk ka ndryshuar