Vaksina ka të mjaftueshme si Astrazeneca ashtu edhe Pfizer, kështu tha doktori i mjekësisë në qendren e vaksinimit “Fehmi Agani” në Gjakovë , Arianit Zajmi. Ndërsa sa i përket teorive në lidhje me kombinimin e të dy vaksinave, Zajmi apelon te qytetarët që të mos i lënë propagandat e ndryshme të bëhen pjesë e bindjeve jetsore.
Kurën që shërben për mbrojtje nga Covid-19 e mori edhe një qytetare. E cila para kamerës së TV Syri tha se vaksina është e domosdoshme për gjithësecilin.
Dyert e kësaj qendre janë të hapura nga ora 7 mëngjes dhe qytetarët të cilat kanë rezervuar terminin mund të zgjedhim për tu vaksinuar me Astrazeneca ose Pfizer.