Klubi i Golden Eagle Yllit ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e deritanishëm.
Sipas njoftimit zyrtar, Ylli dhe trajneri grek Kostas Flevarakis janë ndarë me marrëveshje të dyanshme.
“Me marrëveshje të dyanshme kemi ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Flevarakis. Klubi e falenderon për kontributin e tij dhe i uron shumë suksese në të ardhmen. Thank you Coach”, shkruan njoftimi i klubit nga Theranda.
Flevarakis mori drejtimin e Yllit në fillim të edicionit.
/AsistiOnline.com/