Skuadra e KB Golden Eagle Yllit ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e pestë ndaj KB Pejës.
Klubi nga Suhareka ka shënuar fitore me rezultatin 84:88 në Palestrën “Karagaçi” në Pejë.
Basketbollisti më i mirë në këtë ndeshje ishte Verge Jr me 25 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime.
Te skaudra e Pejës më i miri në fushë ishte Davis me 16 pikë, pesë kërcime dhe një asist.
Në finale skuadra e Yllit do të luaj ndaj Trepçës, e cila në gjysmëfinale e kishte mposhtur KB Prishtinën./Indeksonline/