Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush

Lamine Yamal ka shfaqur besim të madh në prag të gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Francës, duke theksuar se objektivi i tij më i madh është kualifikimi në finale.

Talenti i Barcelonës, i cili festoi 19-vjetorin më 13 korrik, u shpreh se dëshira më e madhe për ditëlindje është një fitore ndaj Francës dhe udhëtimi drejt New Yorkut, ku do të zhvillohet finalja e Botërorit.

Yamal nuk u tregua aspak i impresionuar nga forca e kundërshtarit, duke theksuar se Spanja hyn në këtë përballje me besim të plotë.

“Jemi kampionët e Evropës dhe nuk kemi frikë nga askush”, deklaroi ai.

Sulmuesi spanjoll komentoi edhe paraqitjet e tij në këtë Botëror, ku deri tani ka realizuar vetëm një gol. Ai theksoi se nuk është i shqetësuar nga statistikat personale, pasi fokusi i tij mbetet suksesi i skuadrës.

Sipas Yamalit, ndeshje si gjysmëfinalja ndaj Francës janë arsyeja pse çdo futbollist ëndërron të luajë në Kupën e Botës, ndërsa shprehu besimin se Spanja është e gatshme për të siguruar një vend në finale. /RTKLive

Read Previous

Rikthehet në punë njësia A4 e Termocentralit “Kosova A” pas riparimit vjetor

Read Next

Kush sulmon më mirë, kush mbrohet më fort? Analiza e katër gjysmëfinalisteve të Botërorit 2026