Xhiroja e 23-të e Superligës së mbyllet me ndeshjen KB “Vëllaznimi” – KB “Bashkimi”

Mesjava sjell ndeshje interesante në javën e 23-të të Superligës së Kosovës në Basketboll, ku të enjten në Palestrën “Shani Nushi”, me fillim nga ora 19:00, Vëllaznimi do të jetë nikoqir i skuadrës së Bashkimit nga Prizreni.

Kjo ndeshje pritet të jetë mjaft e rëndësishme për të dyja skuadrat të cilat në këtë pjesë të sezonit kërkojnë të fitojnë sa më shumë ndeshje të mudshme në mënyrë që të jenenë pjese e fazës së play offit të Superligës së Kosovës në basketboll.

Aktualisht këto sy skuadra janë në pozitën e 5-të dhe të 6-shtë, ku  kuqezinjtë kanë një bilanc prej nëntë fitore e 13 humbje, kurse prizrenasit deri më tani kana regjistuar tetë fitore e 14 humbje.

Në 3 ndeshje sa i kanë zhvilluar këto dy skuadra mes vete gjatë këtij sezoni, Bashkimi ia ka dalur të fitojë dy ndeshje kur ka luajtur si vendas, ndërsa një fitore ka arritur ta regjistrojë edhe Vëllaznimi në palestrën “Shani Nushi” ku kishte arritur ta mposhtë Bashkimim me rezultatin 102 : 80, përballje kjo që u zhvillua në kuadër të javës së 9-të të Superligës së basketbollit të Kosovës.

/tvsyri/

Read Previous

Miratohet në parim Projektligji për Këshillin Prokurorial

Read Next

​Sadiku një fitore larg normës olimpike