Xhaxhai vret aksidentalisht nipin 10-vjeçar në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Samrisht të Shkodrës, ku një fëmijë 10-vjeçar është vrarë me armë zjarri.

Bëhet e ditur se i mituri me iniciale B. J., rreth 10 vjeç, është qëlluar aksidentalisht nga xhaxhai i tij teksa ky i fundit po pastronte çiften.

Nga e shtëna aksidentale është plagosur në dorë dhe vetë xhaxhi, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje po shkon grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për kryerjen e veprimeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/tch/

Read Previous

​Mehaj thotë se Ministria që udhëheqë ka realizuar 77 për qind të planit

Read Next

Rriten rastet e sulmeve ndaj zyrtarëve policorë