​Mehaj thotë se Ministria që udhëheqë ka realizuar 77 për qind të planit

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka njoftuar se dikasteri që drejton ka realizuar planin e punës në përqindje prej 77%. 

Pra, gjatë periudhës janar-qershor 2022, ai ka bërë të ditur se janë realizuar 106 aktivitete nga 137 të planifikuara.

Megjithatë, ka premtuar do të punojnë që efikasiteti të rritet edhe më shumë.

Publikimi i të dhënave vjen pas akuzave nga Lëvizja FOL, e cila sot në një konferencë për media tha se nuk ka marrë përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes mbi aktivitetet e saj pavarësisht pyetësorit të dërguar.

Ministri Mehaj më herët tha se shumë shpejt këto përgjigje do të jenë në dispozicion.

“Ushtrinë e Republikës së Kosovës, do ta përgatisim dhe forcojmë çdo ditë, ajo është e gatshme ta mbrojë çdo cep të territorit të Republikës. Ngritja e ushtrisë sonë në nivel të ushtrive të vendeve të NATO-së është mision i yni që do ta përmbushim patjetër”, ka shkruar Mehaj.

Sa i përket transparencës dhe llogaridhënies, ai ka theksuar se Ministria e Mbrojtjes do të jetë e hapur për publikun për çdo gjë që lejohet të ketë qasje publiku, me përjashtim të informatave të klasifikuara.

/Telegrafi/

Read Previous

E përsërit Stoltenberg: KFOR-i i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti në Kosovë

Read Next

Xhaxhai vret aksidentalisht nipin 10-vjeçar në Shkodër