Granit Xhaka në dispozicion për ndeshjen kundër Anglisë

Lajm i mirë për Zvicrën, pasi do të ketë në dispozicion Granit Xhakën për ndeshjen ndaj Anglisë.

Mesfushori shqiptar i Bayer Leverkusen ishte një dyshim serioz për ndeshjen në Duesseldorf pasi pësoi një dëmtim në muskujt e tij në fitoren 2-0 kundër Italisë.

Megjithatë, testet e fundit kanë dhënë siguri të rëndësishme për gjendjen e tij dhe ai do të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen kundër anglezëve të planifikuar për të shtunën në orën 18:00. /GazetaBlic Sport

Read Previous

E duan në Spanjë e Angli, Paulo Dybala në qendër të merkatos së verës

Read Next

Pse Man Utd është favorit për të nënshkruar me Joshua Zirkzee?