Xhaka me supergol ia siguroi Leverkusenit një tjetër trofe

Bayer Leverkuseni e ka fituar edhe Kupën e Gjermanisë, apo siç njihet ndryshe DFB Pokal, duke e mposhtur Kaiserslauternin me rezultat 0-1.

Vendimtar për fitoren e Leverkusenit ishte supergoli i Xhakës, i shënuar në minutën e 16-të të takimit, njofton Klankosova.tv.

Në fund të pjesës së parë, Leverkuseni mbeti me një lojtar më pak, pasi Kossounou u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Por, kjo nuk e ndryshoi rrjedhën e lojës, pasi Kaiserslauterni nuk arriti ta barazonte rezultatin./Klankosova.tv

Read Previous

AFP raporton për regjistrimin në Kosovë

Read Next

Zjarr në spitalin e fëmijëve në Indi, vdesin 6 të porsalindur