Xhaçka: Gjashtë shqiptarë vdiqën në aksidentin e trenave në Greqi

Gjashtë shqiptarë kanë vdekur në aksidentin mes dy trenave që ndodhi të mërkurën në afërsi të Larissas në Greqi. Nga aksidenti raportohet se kanë vdekur 57 qytetarë.

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka ngushëlluar familjet e viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi.

Shqipëria sot ka shpallur ditë zie për të nderuar viktimat e tragjedisë në Greqi.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi. Kaq shumë jetë të prera në mes kaq papritur e në mënyrë kaq tragjike! Në këtë ditë zije një lutje e veçantë shkon për familjarët e 6 bashkëkombësve tanë që humbën jetën në këtë aksident: Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi, Pavlin Bozo”, ka shkruar ministrja Xhaçka.

Postimi i plotë:

Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi.

Kaq shumë jetë të prera në mes kaq papritur e në mënyrë kaq tragjike!

Në këtë ditë zije një lutje e veçantë shkon për familjarët e 6 bashkëkombësve tanë që humbën jetën në këtë aksident:

Klaudia Lato

Ifigjenia Micka

Erieta Molko

Ioanis Xhiollas

Denis Ruçi

Pavlin Bozo

Read Previous

Bislimi për gazetën greke flet për marrëveshjen në Bruksel: Kosova nuk do t’i shmangë përgjegjësitë e saj

Read Next

Dy objektet e braktisura në magjistralen Gjakovë-Klinë me gjurmë nga lufta e fundit në Kosovë