Xabi ​Alonso: Duhet të mësojmë nga humbja ndaj Arsenalit

Chelsea pësoi humbjen e parë nën drejtimin e Xabi Alonsos, duke u mposhtur 2-1 nga Arsenal në “Emirates”, derisa “Blutë” patën një paraqitje pozitive dhe krijuan momente të mira, por nuk arritën të shmangnin humbjen ndaj kampionëve në fuqi.

Pas ndeshjes, Alonso theksoi se skuadra duhet të mësojë nga kjo humbje dhe të përmirësohet.

“Duhet të na dhembë, por në mënyrë pozitive. Kemi bërë shumë gjëra mirë, por duhet të bëhemi më efikasë dhe të mësojmë nga kjo ndeshje”, deklaroi spanjolli.

Chelsea do të ketë mundësinë të reagojë menjëherë, me Leeds United që e pret në mesjavë në Kupën e Ligës. /KosovaPress/

Read Previous

Çfarë është testi PISA dhe si funksionon?

Read Next

“Ka qenë fantastike”, ​Haaland lavdëron merkaton e Manchester Cityt