FSK-ja nënshkruan marrëveshjen për pjesëmarrje në misionin ndërkombëtar në Gaza
Erling Haaland ka vlerësuar lart punën e Manchester Cityt gjatë merkatos së kësaj vere, duke theksuar se klubi anglez ka afruar jo vetëm futbollistë cilësorë, por edhe njerëz që janë përshtatur mirë me grupin.
Sulmuesi norvegjez pranoi se skuadra ndodhet ende në një fazë rindërtimi, por u shpreh shumë i kënaqur me përforcimet e bëra nga drejtuesit e klubit.
“Jemi ende në një lloj faze rindërtimi, por merkatoja ka qenë fantastike, duhet ta them. Urime klubit dhe të gjithë njerëzve që punojnë aty”, u shpreh Haaland.
Ylli i Cityt vlerësoi gjithashtu karakterin e lojtarëve të rinj të afruar gjatë verës.
“Para së gjithash, ata sollën futbollistë fantastikë, por edhe njerëz të shkëlqyer që përshtaten shumë mirë. Urime të gjithë klubit, veçanërisht Khaldoon”, shtoi norvegjezi.
Këto komente Haaland i bëri në momentin kur Man City po po përpiqet të ndërtojë një skuadër të aftë për të rikthyer dominimin në Angli dhe për të synuar sërish trofeun e Ligës së Kampionëve. /KosovaPress/