X (Twitter) me përqindjen më të lartë të dezinformimit, sipas studimit të Komisionit Evropian

X, dikur Twitter, ka përqindjen më të madhe të dezinformimit prej gjashtë rrjeteve të mëdha sociale, ka sugjeruar një studim i Komisionit Evropian.

Komisioni ekzaminoi mbi 6,000 postime të veçanta të medieve sociale në Facebook, Instagram, LinkedIn, TikTok, X dhe YouTube.

Studimi analizoi përmbajtjen në tre vende që konsiderohen veçanërisht të rrezikuara nga dezinformimi –në Spanjë, Poloni dhe Sllovaki.

“Mesazhi im për [X] është: ju duhet të pajtoheni me ligjin e ashpër. Ne do të vëzhgojmë se çfarë po bëni”, paralajmëroi komisionerja e BE-së për vlerat dhe transparencën, Vera Jourova.

Studimi i dezinformimit që nxiti deklaratat e Jourova-s mbuloi Spanjën, Poloninë dhe Sllovakinë, vende në rrezik për që vihen në cak nga dezinformatat për shkak të zgjedhjeve ose afërsisë me luftën në Ukrainë.

Platforma me “raportin e zbulueshmërisë” më të madhe për sa i përket dezinformatave – që do të thotë përqindja e përmbajtjes së ndjeshme të përbërë nga dezinformatat – ishte në Twitter. YouTube kishte nivelin më të ulët, sugjeroi studimi. 

/Telegrafi/

Read Previous

SHBA liberalizon vizat për Izraelin – por, izraelitët duhet të plotësojnë një kusht para se të udhëtojnë lirshëm drejt Amerikës

Read Next

Lajçak pret në zyre komandantin e ri të KFOR-it, flasin për situatën në Kosovë dhe dialogun