Watford-Liverpool, formacionet zyrtare

Me fillim nga ora 13:30 do të fillojë ndeshja mes Watford dhe Liverpool, e vlefshme kjo për xhiron e tetë të Premier Ligës angleze.

Në ndeshjen e sotme, Liverpooli rikthehet nga barazimi 2:2 me Manchester Cityn, kurse Watford rikthehet nga humbja me rezultat minimal 1:0 kundër Leeds United, përcjell KosovaPress.

Momentalisht, pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara Liverpooli zë vendin e dytë në tabelë me 15 pikë, një më pak se lideri i tabelës Chelsea, kurse skuadra e Watford pozicionohet në vendin e 15 me gjithsej shtatë pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, trajneri Jurgen Klopp nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Thiagos, Alisson, Elliot, Fabinho dhe Jones, kurse për trajnerin e ri të Watford Claudio Ranieri nuk do të paraqiten Etebo, Kabasele, N’Koulou dhe Sierralta.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Watford (4-4-1-1): Foster; Kiko, Troost-Ekong, Cathcart, Rose; Sarr, Kucka, Sissoko, Masina; Cucho; Dennis

Liverpool (4-3-3): Kelleher; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Henderson, Milner, Keita; Mane, Firmino, Salah

13:30 Watford – Liverpool (Stadiumi Vicarage Road) /KP/

Read Previous

Aksioni i së mërkurës në veri, njëri nga policët e plagosur intervistohet nga policia

Read Next

SHBA do të heqë masat për të gjithë udhëtarët nga 8 nëntori