“Washington Post”, jehonë Shqipërisë turistike, alternativa më e mirë edhe krahasuar me Mikonos

Kolosi mediatik “Washington Post” i bën jehonë Shqipërisë turistike, e cila u ofrohet  lexuesve si alternativa më e mirë edhe krahasuar me Mikonosin në Greqi.

Kryeministri Edi Rama ndau sot artikullin e publikuar nga “Washington Post”, i cili promovon Shqipërinë si paketa më e plotë e turizmit të qëndrueshëm, në vend të destinacioneve të mirënjohura por edhe të mbipopulluara të Mesdheut.

Rama bëri të ditur se në artikull ftohen turistët të provojnë eksperiencën unike përgjatë bregdetit shqiptar me plazhe të kristalta, qytete antike dhe male perfekte për sporte natyrore.

“Ja edhe kolosi mediatik ‘Washington Post’, me jehonën e tij për Shqipërinë turistike e cila u jepet lexuesve si alternativa më e mirë edhe krahasuar me të superfamshmin Mikonosin fqinj, duke i ftuar të provojnë eksperiencën unike përgjatë bregdetit shqiptar me plazhe të kristalta, qytete antike dhe male perfekte për sporte natyrore si paketa më e plotë e turizmit të qëndrueshëm, në vend të destinacioneve të mirënjohura por edhe të mbipopulluara të Mesdheut”, shkruan Rama. / atsh / KultPlus.com

Read Previous

Kitara e thyer që u shit për 600 mijë dollarë

Read Next

Rritet niveli i alarmit për vullkanin Popocatepetl