Rritet niveli i alarmit për vullkanin Popocatepetl

Autoritetet meksikane kanë ngritur nivelin e alarmit për vullkanin Popocatepetl, i cili ka rritur aktivitetin e tij dhe mund të ndikojë në trafikun ajror dhe jetën e atyre që jetojnë aty pranë, duke përfshirë edhe popullsinë më larg.

Mediat e huaj shkruajnë se mbrojtja Civile ka njoftuar se niveli i alarmit është rritur nga “faza 2 e verdhë në fazën 3 të verdhë” pasi operacionet në aeroportin e Mexico City u pezulluan përkohësisht të shtunën për shkak të rënies së hirit.

Niveli aktual është ai që i paraprin vijës së kuqe, me rrezikshmëri të lartë, i ndarë gjithashtu në dy faza, shpjegoi në konferencën për shtyp koordinatorja e Mbrojtjes Civile, Laura Velázquez.

Popocatépetl, i vendosur në Meksikën qendrore, është një nga vullkanet aktive më të rrezikshme në Amerikën Latine. Ajo rifilloi aktivitetin e saj shpërthyes në vitin 1994./abcnews.al

Read Previous

“Washington Post”, jehonë Shqipërisë turistike, alternativa më e mirë edhe krahasuar me Mikonos

Read Next

Facebook gjobitet me 746 milionë euro për keqpërdorim të informacionit