Vula: Fëmijët nga 12 vjeç me sëmundje kronike duhet të vaksinohen

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dje beri thirrje për vaksinimin e fëmijëve të cilët kanë probleme shëndetësore dhe që i takojnë moshës nga 12 e 15 vjeç, duke cituar se shëndeti i fëmijëve është prioritet. Lidhur me këtë, ekipi ynë kërkoi edhe mendimin e mjekes pediatre, nëse kjo kategori e fëmijëve ka filluar të vaksinohet.

Ndërsa në qendrën e vaksinimit “Fehmi Agani” në Gjakovë na thanë se interesimi i fëmijëve për vaksinim ishte më i shtuar gjatë javës së kaluar në raport me këtë javë.

Nga 16 fëmijë sa ishin të hospitalizuar në spitalin e Gjakovës si të infektuar me Covid-19, fatmirësisht të gjithë janë shëruar pas trajtimit që kanë marrë nga profesionistët shëndetësorë.

Read Previous

​Mediat kosovare nuk u lejuan të bëjnë pyetje në konferencën Rama-Merkel

Read Next

​Qeverisë i lihet mbishkrimi “Pushimi Prindëror Fuqizon Gratë”