Vuçiq provokon sërish, takon të riun që thotë se e plagosën shqiptarët me 8 plumba (FOTO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka provokuar sërish. Ai në një postim në Instagram ka treguar se është takuar me Bogdan Bukumiriq, të riun për të cilin siç thotë ai “u plagos nga shqiptarët  në Gorazhdevc më 13 gusht të vitit 2003”.

Sipas Vuçiqit, asokohe Bukumiriq ishte 15 vjeçar dhe “ishte plagosur me tetë plumba, shqiptarët dhe bashkësia ndërkombëtare nuk i gjetën kurrë ata që kryen atë krim të rëndë”.

“Bogdan Bukumiriq është një njeri që u plagos rëndë nga shqiptarët 18 vjet më parë, jo shumë larg nga Gorazhdevci, ndërsa vranë dy nga miqtë e tij Pantelin dhe Ivan, ata u vranë dhe u plagosën vetëm sepse i përkisnin familjes serbe,” shkroi ai në Instagram, transmeton Klankosova.tv.

Këtij postimi, shefi i shtetit serb ia ka bashkëngjitur edhe një  fotografi me  Bukumiriq nga ndërtesa e Presidencës së Serbisë, transmeton Klankosova.tv.

Read Previous

Fotografi shqetësuese, talibanët hedhin kufomat e vrara në varre masive

Read Next

Shpallen finalistët e çmimit “Banja më e mirë e Amerikës” (FOTO)