Vuçiq diskuton ngjarjet në veri të Kosovës me ambasadorët e Quntit

Serbian President Aleksandar Vucic gestures as he speaks during a joint press conference with Russian Prime Minister Dmitry Medvedev after their meeting in Belgrade, on October 19, 2019. – Medvedev arrived on a one-day official visit to Serbia during which he attend military parade commemorating the 75th anniversary of the liberation of the Serbian capital from the Nazi Germany. (Photo by Andrej ISAKOVIC / AFP)

“Ne jemi të përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, por në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë poshtërimin as të Serbisë dhe as të qytetarëve të saj”.

Kështu ka thënë presidenti serb Aleksandër Vuçiq sot në një bisedë me ambasadorët e vendeve anëtare të Quintit me të cilët diskutoi për zhvillimet në veri të Kosovës pas vendosjes së reciprocitetit për targat e veturave nga Serbia.

Këto komente ai i bëri pas takimit që pati me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian.

/KlanKosova.tv/

Read Previous

Rëndësia e mbajtjes së maskave ​​në shkollë

Read Next

“Fair Play” financiar ndalon një ndryshim të mundshëm në stolin e Barcelonës