Një burrë është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka rrahur dy vajzat e tij.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
“Dy viktimat femra kosovare, kanë pranuar tretman mjekësor pasi të njëjtat dyshohet se pas një mosmarrëveshje ishin sulmuar fizikisht nga babai i tyre i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar, pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.
Një burrë dhe dy gra kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar në fshatin Pozheran të Vitisë.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas një mosmarrëveshje, i kishin sulmuar fizikisht tri viktimat një mashkull dhe dy femra, kosovarë. Si pasoj e rastit viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.
Një burrë është arrestuar në Prizren pasi ka rrahur bashkëshorten dhe djalin e tij.
Siç bën me dije policia përmes raportit, rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje dhe i dyshuari ishte në gjendje të dehur.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshje verbale në gjendje të dehur i kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe djalin e tij, të dy viktimat kosovarë, të cilëve iu është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njoton policia.