Vriten pesë anëtarë të një familje në Oklahoma, duke përfshirë tre fëmijë

Policia e qytetit të Oklahoma-s ka hapur një hetim pasi vdiqën pesë anëtarë të një familje, duke përfshirë tre fëmijë.

Ata ndërruan jetë në atë që hetuesit thonë se ishte një vrasje e katërfishtë dhe vetëvrasje në shtëpinë e familjes.

Të shtënat kanë ndodhur në orët e vona të mbrëmjes ndërsa policia ka njoftuar se pas një telefonate ka gjetur trupat e pajetë të një gruaje 29-vjeçare dhe tre fëmijëve.

Një i rritur mashkull që qëlloi veten fillimisht u shtrua në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve, raporton usatoday.

Policia tha se burri dhe gruaja ishin të kurorëzuar, por jetonin të ndarë. Ai raportohet se fillimisht e vrau gruan dhe më pas tre fëmijët përpara se të qëllonte veten.

“Hetimi është në një fazë të hershme, detektivët po përpiqen të përcaktojnë sekuencën e ngjarjeve që dërguan në masakër”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Read Previous

Mbështetja në energji për qytetarët, Kurti: Program kursimtar për buxhetin familjar

Read Next

Arrestohen tre të dyshuar për përfshirje në dy raste të vjedhjeve në Gjakovë