Vrasje në tentativë, gjuajnë mbi dhjetë herë me armë automatike

Policia e Kosovës njofton për të shtëna me armë zjarri që janë dëgjuar në fshatin Sfeçël të Podujevës, ku persona ende të paidentifikuar kanë gjuajtur mbi dhjetë herë me armë automatike.

Rasti sipas policisë incidenti është cilësuar si vrasje në tentativë dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, shkruan KosovaPress.

“Fsh. Sfeqel, Podujevë 18.02.2024 – 21:00. Dy viktimat meshkuj kosovarë, kanë raportuar se kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar 12 gëzhoja dhe një predhë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka urdhëruar që të hapet rasti. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./KP/

Read Previous

Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, kërcënoi me vrasje një person në Prishtinë

Read Next

Gërvalla takon homologun turk, prioritet bashkëpunimi më i thellë bilateral