Vrasje e rëndë në tentativë, disa persona gjuajnë më armë zjarri në drejtim të një veture në Prishtinë

Një person ka raportuar në Polici se disa persona kanë shtënë me armë në drejtim të tyre dhe veturës.

Në raportin 24 orësh thuhet se njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, vetura e viktimës ishte qëlluar me një plumb.

“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË/Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë 13.01.2023 – 00:32. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se disa persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre dhe veturës së tyre. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, vetura e viktimës ishte qëlluar me një plumb. Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Nuk raportohet për të arrestuar. /EO

Read Previous

Argjentina në radarët e FIFA-s, kampionët e botës nën hetim nga organi më i lartë i futbollit

Read Next

Mediumi zviceran: SHBA po bën presion për një zgjidhje të shpejtë mes Serbisë dhe Kosovës