Vrasja në Lipjan, dëshmitarët tregojnë për motivin që çoi deri tek tragjedia

Një person dyshohet se është vrarë mbrëmë në Gadime të Ulët të Lipjanit nga fqinji i tij.

I dyshuari për vrasjen Gj.R. dhe viktima Sh.R. të dy janë të komunitetit ashkalinj. I i dyshuari është arrestuar dhe është nisur për në Stacionin e Policisë në Lipjan.

Familjarët e të dyshuarit janë larguar nga shtëpia ku banonin për t’u dërguar tek të afërmit e tyre.

Klan Kosova ka qenë në vendin e ngjarjes dhe nga dëshmitarët është thënë se deri tek mosmarrëveshja e viktimës dhe të dyshuarit është ardhur pasi fëmijët e tyre ishin përplasur.

Më herët nuk ishte raportuar se kishte mosmarrëveshje mes viktimës dhe të dyshuarit.

Në vendin e ngjarjes ishte parë edhe prokurori kujdestar, njësitet e policisë dhe ambulanca.

Se është vrarë një person në fshatin Gadime të Lipjanit si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes disa personave e ka konfirmuar edhe policia.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci ka thënë për lajmi.net se rasti është raportuar rreth orës 22:00./lajmi.net/

Read Previous

Miratohet Projektligji për Automjete

Read Next

​Fillon seanca, deputetët shqyrtojnë një mori nismash ligjore