Vranët dhe me diell, temperaturat deri në 10 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat më të fokusuara parashihen për gjatë relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes lehtë deri mesatare. /Telegrafi/

Read Previous

Çka mendojnë qytetarët, a duhet të ndalohen Tik-Tok e Snapchat?

Read Next

Trump mund të shtyjë SHBA-në të ndalojë shtimin e fluoridit në ujë – ku qëndron Evropa?