Voziti 113 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 50, shoferi gjobitet me 500 euro dhe i merret patentë-shoferi

Policia e Kosovës njoftoi të martën se ka gjobitur me 500 euro shoferin e një veture në rrugën Skenderaj-Drenas, pasi i njëjti ka vozitur 113 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50.

Sipas njoftimit, kundërvajtësit i janë shqiptuar edhe pesë pikë negative si dhe masa mbrojtëse – ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej një viti.

“Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën rajonale Skenderaj-Drenas në, gjatë matjes së shpejtësisë me radar kanë identifikuar kundërvajtësin i cili me veturë zhvillonte shpejtësi prej 113 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h”.

“Ndaj kundërvajtësit  është shqiptuar gjobë prej  pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej një (1) viti”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/

Read Previous

Tragjike në Panama, lufta mes bandave lë të vdekur futbollistin

Read Next

Vendet më interesante të Europës për të qëndruar, mes tyre edhe Shqipëria