Voton Vjosa Osmani e shoqëruar nga vajzat dhe bashkëshorti

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga bashkëshorti i tij dhe dy vajzat ka votuar në Fakulteti Teknik, në Prishtinë.

Para gazetarëve, e para e vendit, ka ftuar qytetarët që të dalin masovikisht që të votojnë, në ndërkohë t’i respektojnë masat anti-Covid.

“Sot qytetarët pa dallim në çdo cep të vendit tonë votojnë për kualitetin e jetës së tyre dhe udhëheqësin e tyre që do ta determinojnë mënyrë sesi në katër vitet e ardhshme do të jetë jeta në komunat ku ata jetojnë, prandaj ftoj në numër sa më të madh të dalin në këtë proces zgjedhor, ta dëshmojnë sërish që qytetarët e Kosovës në radhë të parë e mundësojnë e në radhë të dytë e mbrojnë çdo proces të lirë e demokratik”.

“Shpresoj që sot zgjedhjet të kalojnë pa asnjë incident dhe ju uroj që edhe juve medieve punë të mbarë sepse do të jetë ditë e gjatë, dhe uroj që të respektohen masat sepse është më rëndësi, të respektohen masat”, tha Osmani.

Read Previous

Spitali i Gjakovës, 6 pacientë të hospitalizuar nga Covid-19

Read Next

KQZ: Procesi zgjedhor po vijon normalisht, nuk është paraqitur ndonjë incident që do t’i dëmtonte zgjedhjet