Voton Shaip Kamberi: Do vazhdojmë të luftojmë për të drejtat e shqiptarëve në Luginë

Shaip Kamberi nga Koalicioni i Shqiptareve të Bashkuar me bartës liste, ka votuar sot në ditën e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë.

Ai ka thënë që do të vazhdojnë që të luftojnë për të drejtat e shqiptarëve në Luginë, të cilat sipas tij, po u mohohen nga çdo qeveri.

“Duhet të angazhohemi të gjithë që të ruajmë nivelin e përfaqësimit,minimumi do të ishte 3 deptutetë shqiptarë”, njofton Klankosova.tv.

“Do të vazhdojmë luftën politike për të drejtat e shqiptarëve në Luginës së Preshevës, të cilat po na mohohen nga të gjitha qeveritë me radhë”, tha ai.

I pyetur edhe për mos-lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në komunat me shumicë serbe në Kosovë dhe dërgimin e tyre për të votuar në Bujanoc, Kamberi ka thënë se ky nuk ka qenë një ndër vendimet më fatlume të autoriteteve serbe.

“Sot ka pasur disa transporte të organizuara të qytetarëve serbë nga Kosova që kanë ardhur për të votuar në Bujanoc. Kjo pasi që Serbia nuk bëri kërkesë për të mbajtur zgjedhjet në një territor tjetër, prandaj ata i kanë orientuar që një pjesë e tyre, Anamorava sidomos, ku është Gjilani, Vitia, Novobërda dhe Kamenica do të votojnë në Bujanoc. Nuk është vendimi më fatlum që njerëzit të votojnë në Bunajoc, pasi që mund të ketë frustrime, ndoshta edhe ngritje të tensioneve nëse ata vendosin të festojnë nëpër qytetin e Bujanocit me parolla, ashtu siç e kanë zakon”, ka thënë Kamberi.

/KlanKosova/

Read Previous

Një e vdekur dhe 4 të lënduar nga aksidenti në Fushë Krujë

Read Next

MPJD thotë se Serbia ka kërkuar nga 30 shtete ta ç’njohin Kosovën