Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës, Ardian Gjini i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e tij ishin në shkollën “Mustafa Bakija” tashmë e shndërruar në qendër të votimit. Pasiqë përfundoi procesin e votimit, Gjini u prononcua para mediave.
Rikujtojmë se në zgjedhjet e 17 tetorit Gjini synon të jetë sërish kryetar i komunës së Gjakovës.