Votat e diasporës për Gjakovën: Prinë Mimoza Kusari- Lila

Të dielën e kaluar janë mbajtur zgjedhjet lokale në të gjitha komunat e Kosovës. Mirëpo jo të gjithat e nxorën fituesin pasi 21 prej tyre do të shkojnë edhe në një raund tjetër të zgjedhjeve.

E pas numërimit të votave të rregullta, janë numëruar edhe ato me postë.

Në Gjakovë më së shumti vota ka marrë Mimoza Kusari- Lila, që është kandidate e LVV-së, me 289 vota.

Pas saj, vjen kryetari aktual i kësaj komune dhe kandidati i AAK-së, Ardian Gjini. Ai ka marrë 178 vota.

I treti radhitet Ferdinand Kolaj nga PShDK, me 128.

Gjakova është një nga 21 komunat që do të shkojë në balotazh.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Shumë vizitorë në kanionin e Drinit, Ura Tibetiane e mbyllur

Read Next

Besim Dina e përkrah Mimoza Kusarin në garën për Gjakovë