Von der Leyen: Rusia po përdor energjinë për të na shantazhuar

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka paralajmëruar se ndalimi i plotë i flukseve të gazit rus në Europë është një “skenar i mundshëm”, pasi u kërkoi vendeve anëtare të reduktojnë përdorimin e burimeve të energjisë gjatë muajve të ardhshëm të dimrit.

Rusia po na shantazhon. Rusia po përdor energjinë si armë. Dhe për këtë arsye, në çdo rast, qoftë një ndërprerje e pjesshme, e madhe e gazit rus apo një ndërprerje totale e gazit rus, Europa duhet të jetë gati”, tha von der Leyen në një konferencë për shtyp në Bruksel.

Duhet të jemi proaktiv. Ne duhet të përgatitemi për një ndërprerje të mundshme të plotë të gazit rus. Dhe ky është një skenar i mundshëm,” shtoi ajo.

“Për këtë arsye ne duhet të kursejmë gazin, të mbushim magazinimin tonë të gazit sa më shpejt, dhe për ta bërë këtë duhet të reduktojmë konsumin tonë të gazit.  Kjo është një kërkesë e madhe për të gjithë BE-në, por është e nevojshme për të na mbrojtur,” përfundoi von der Leyen.

/abcnews.al

Read Previous

Studenti më i vjetër, mori diplomën e dytë në moshën 98-vjeçare

Read Next

Adhuruesit e shahut nuk ndalen asnjë ditë së luajturi shah