Von der Leyen: 95 mijë doza të vaksinave do të arrijnë në Kosovë nga maji

European Commission President Ursula von der Leyen holds a press conference following a phone call meeting with Britain’s Prime Minister Boris Johnson, in Brussels, Belgium December 13, 2020. Olivier Hoslet/Pool via REUTERS

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursulua Von Der Leyen, ka konfirmuar se 95 mijë doza të vaksinave do të ndahen për Kosovën nga BE-ja duke filluar nga muaji maj.

Von der Leyen në një postim në gjuhën shqipe në Twitter ka thënë se këtë ia ka konfirmuar edhe kryeministrit, Albin Kurti.

“Qëndrojmë përkrah partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë edhe 95.000 doza të vaksinave të financuara nga BE-ja do të arrijnë në Kosovë që nga muaji maj e deri në fund të gushtit. Ne jemi në këtë së bashku”, ka shkruar ajo. /Express/

Read Previous

Studimi, vaksina e Modernës është efektive për të paktën 6 muaj

Read Next

Planeti i njëjtë, fate të ndryshme (FOTO)